Autotech
Samsung Galaxy S9 më i vogël në madhësi, më i madh në ekran
Ekrani tani pritet të zë rreth 90 për qind të pjesës së përparme, dhe do të jetë një përmirësim i vogël në krahasim me Galaxy S8, gjeneratën aktuale të telefonit
Trendi aktual te telefonat është – ekrane më të mëdha me korniza minimale. Kjo u ofron ekraneve të zënë hapësirën më të madhe të mundshme në pjesën e përparme të telefonit, pa pasur nevojë që të rritet në përmasa të plota telefoni.
Përjashtim nuk bëjnë as telefonat e Samsungut. Pajisja e radhës e kompanisë, Galaxy S9, raportohet se nuk do të jetë më e madhe, por do të ketë ekran më të madh.
Ekrani tani pritet të zë rreth 90 për qind të pjesës së përparme, dhe do të jetë një përmirësim i vogël në krahasim me Galaxy S8, gjeneratën aktuale të telefonit, transmeton Albinfo.ch.
Për dallim nga modeli S8, gjenerata e re do të ketë më pak korniza në pjesën e sipërme dhe të poshtme. Galaxy S9 dhe S9+ pritet të kenë ekran 5.8-inç dhe 6.2-inç.
Dy pajisjet raportohet se do të vijnë në fillim të vitit 2018.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












