Lajme
Thjeshtëzohen procedurat për të bërë biznes
Autoritetet kosovare po vazhdojnë me thjeshtëzimin e procedurave për të bërë biznes
Të premten është nënshkruar në Prishtinë edhe një memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim krijimin e lehtësirave sa më të mëdha për bërje biznes në Kosovë.
Një memorandum të tillë e kanë nënskruar zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe zyrtarëve të Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Ky memorandum precizon procedurat dhe punët që duhet të kryhen nga të dyja agjencionet në këtë fazë të lehtësirave për bërje biznes në Kosovë.
“Me këtë hap, prej javës së ardhshme Administrata Tatimore, Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve dhe Doganat do t’i trajtojnë më shpejtë, më lehtë, edhe me një shkurtim të kohës, edhe kosto më të ulët të gjithë pronarët e bizneseve që regjistrojnë dhe planifikojnë të zhvillojnë aktivitet biznesi, përmes procesit të sinkronizimit dhe harmonizimit të procedurave, lehtësimit në një aplikacion të vetëm“, ka thënë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti.
Tash e tutje në një qendër të regjistrimit, në një komunë të Kosovës tatimpaguesi apo qytetari që planifikon të hapë një biznes do t’i ketë të gjitha shërbimet në një vend, ndërsa sistemet do të integrohen në të tri institucione që do të komunikojnë në mes veti në mënyrë automatike dhe e lehtësojnë të gjithë këtë proces, është thënë gjatë nënshkrimit të memorandumit në Prishtinë.
Procedurat e deritashme për regjistrim të një biznesi kanë qenë shumë të stërzgjatura dhe të mundimshme. Ndërsa Gazmend Mejzini, kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), nënshkrimin e këtij memorandumi e ka cilësuar si rrumbullakim i reformave.
“Është e një rëndësie të veçantë se kjo u mundëson bizneseve që, përpos regjistrimit të biznesit, mund ta marrin edhe certifikatën, numrin fiskal dhe certifikatën e TVSh-së në një vend me një procedurë të vetme”, tha Mejzini.
Procedurat e deritashme për regjistrim të një biznesi kanë qenë shumë të stërzgjatura dhe të mundimshme.
Për shkak të klimës jo të mirë të të bërit biznes, Qeveria e Kosovës është kritikuar në raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, gjë e cila edhe ka bërë që shumë investitorë të mos investojnë në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











