Shqipëria
1.3 miliardë euro nga turizmi
Nga jugu në veri, Shqipëria ka qenë këtë vit e mbushur me turistë, që kaluan pushimet në bregdet, vizituan qytetet turistike, apo u mahnitën nga bukuria e maleve shqiptare. Ky fluks turistësh ka dhënë efektet pozitive në ekonominë shqiptare.
Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga udhëtimet arritën për 9 mujorin një nivel rekord prej 1.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 13% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë rekord.
Fluksi më i lartë ishte në tremujorin e tretë, që përkon me kulmin e sezonit turistik, shkruan ‘monitor’.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë të 2017-s, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 588 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Rritja vjetore e të ardhurave u ndikua nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj (jo rezidentë) në vend (rreth 3%), së bashku me rritjen e shpenzimeve mesatare të këtij grupimi (me 16%).
Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për periudhën janar-shtator ishte rreth 4.2 milionë persona, me një rritje prej 5.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kryesojnë turistët nga Kosova, ndonëse në rënie të ndjeshme, me 1.5 milionë hyrje, të ndjekur nga maqedonasit me 510 mijë hyrje, grekët (351 mijë), italianët (294 mijë).
Në vlerë absolute shtetasin italianë kanë shënuar dhe rritjen më të madhe për 9 mujorin, me 94 mijë. E dukshme ka qenë rritja e polakëve, që ishin dhe risia më e madhe e këtij viti. 104 mijë turistë nga Polonia erdhën për 9 mujorin, me një zgjerim prej 66% me bazë vjetore.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












