Lajme
Prokuroria e Kosovës ka proceduar 820 raste për korrupsion
Prokuroria e Shtetit e ka lavdëruar punën e saj dhe prokurorive të vendit gjatë 2011-së. Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, ka thënë se prokuroritë kanë ngritur të gjitha kapacitetet dhe me efikasitet kanë kryere punët, edhe përkundër faktit të kushteve të këqija dhe mungesës së stafit.
Ai ka theksuar se vetëm gjatë 2011 si raste korruptive i janë prezantuar prokurorive 820 raste, 13 për krime lufte dhe 109 për trafikim me qenieve njerëzore.
Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Navotna, ka thënë se është dëshmitare e progresit të arritur në prokuroritë e Kosovës. Ajo ka deklaruar se EULEX-i do të ristrukturohet në fushën e prokurorisë, por që, sipas saj, ndihma e EULEX-it është teknike. “Neve nuk na lejohet të administrojmë drejtësinë, neve nuk na lejohet të përfshihemi në çështje politike”, ka theksuar ajo.
Ndërkaq zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, ka thënë se prokurorët duhet të kenë ta qartë se duhet ta kërkojnë vetëm drejtësinë e jo të shikojnë për ta fituar rastin.
Gjithashtu u tha se prokurorët janë në pritje të miratimit të Kodit të ri Penal të Kosovës, i cili do të ndihmojë në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













