Shqipëria
Të huajt që investojnë më së shumti në Shqipëri
Grupi i vendeve të tjera investuan 65,4 % të totalit të investimeve të kryera nga ndërmarrjet e huaja në vitin 2016. Pjesa më e madhe është investuar nga Zvicra (42,4 %), si rrjedhojë e investimeve që po bëhen nga TAP, ku është dhe selia e gazsjellësit
Në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja kanë punësuar 16 % të punësimit gjithsej nga 17,7 % sa ishte në vitin 2015, raporton INSTAT, përcjell albinfo.ch. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 22,7 % të shitjeve neto të ndërmarrjeve rezidente në vitin 2016, ndërsa gjatë vitit të kaluar ky tregues ishte 24,6 %. Përqindja e investimeve të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta është 46,9 % e investimeve gjithsej të vitit 2016, ndërsa në vitin 2015 ishte 42 %.
Siç raporton Monitor, punësimi i 25,2 % të shitjeve neto dhe Greqia (10,9 % e punësimit dhe 13,2 % e shitjeve neto) janë dy shtetet me pjesën më të madhe të punësimit dhe shitjeve neto. Turqia mbulon 10,4 % të punësimit dhe 12,5 % të shitjeve neto dhe ka ndikimin më të madh në grupin e vendeve të tjera. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbulon 2,9 % të punësimit dhe 2,9 % të shitjeve neto.
Grupi i vendeve të tjera investuan 65,4 % të totalit të investimeve të kryera nga ndërmarrjet e huaja në vitin 2016. Pjesa më e madhe është investuar nga Zvicra (42,4 %), si rrjedhojë e investimeve që po bëhen nga TAP, ku është dhe selia e gazsjellësit. Për vendet e BE-së, Austria (14,8 %) dhe Italia (9,9 %) dominojnë në vlerën e investimeve të bëra gjatë vitit 2016, ndërsa për vendet e Ballkanit Perëndimor është Kosova (1,5 %).
Vendet e BE-së kanë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta; në vitin 2016 këto vende zënë 74,6 % të punësimit, ndërsa në vitin 2015 ky tregues ishte 75,9 %.
Përsa i përket shitjeve neto, situata duket e ngjashme me atë të punësimit. Vendet e BE-së kanë pjesën më të madhe të shitjeve neto në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta me 60,9 % gjatë vitit 2016, nga 60,0 % në 2015.
Për treguesin e punësimit, përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët është në sektorin e Industrisë Përpunuese me 38,1 %, gjatë vitit 2016, e cila tregon një rritje prej 3,4 % krahasuar me vitin 2015.
Përsa i përket shitjeve neto, gjatë vitit 2016, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët është në sektorin e Tregtisë (22,3 %) duke u ulur me 1,9 % krahasuar me 2015 dhe në sektorin e Industrisë përpunuese (19 %) duke u rritur me 0,1 %.
Gjatë dy viteve të fundit, pjesa më e madhe e investimeve është realizuar në sektorin e energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve respektivisht me 58,3 % në vitin 2016 dhe 32,9 % në 2015, raporton INSTAT.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













