Shqipëria
Kuvendi i Shqipërisë përjashton 10 deputetë
Byroja vendosi që përjashtimi të nisë më 15 janar, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Për ta kundërshtuar vendimin para Kuvendit ka pasur një protestë nga të rinjtë e LSI-së
Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur pro kërkesës së PS-së për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Pasi u dëgjuan të gjithë në seancën me dyer të mbyllura, Monika Kryemadhi, Endrit Braimllari të LSI-së dhe Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia të PD-së, u përjashtuan për 10 ditë.
Ndërsa Kejdi Mehmeti dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela, janë përjashtuar për nga pesë ditë secili. Deputeti Çela ka kërkuar vetë përjashtimin, pas përfshirjes në incident me deputeten e LSI-së, Mehmetaj.
Byroja vendosi që përjashtimi të nisë më 15 janar, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Për ta kundërshtuar vendimin para Kuvendit ka pasur një protestë nga të rinjtë e LSI-së.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











