Lajme
Nuk respektohet marrëveshja e FMN-së
Autoritetet kosovare duhet t’i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara me institucionet financiare ndërkombëtare, thonë ekspertë të ekonomisë. Komentet e tyre pasojnë premtimet e kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, për rritjen e pagave të punëtorëve të arsimit dhe të sektorit publik. Zotimet e tilla thuhet se shkelin një marrëveshje të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Detyrimet që Republika e Kosovës ka karshi Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare duhet të respektohen, thonë njohës të çështjeve ekonomike, për të shtuar se ndryshimet eventuale të marrëveshjeve me këto mekanizma, mund të bëhen vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.Në një marrëveshje të arritur në korrik të këtij viti, në mes të ekzekutivit të vendit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, thuhet se të gjitha shpenzimet për paga gjatë vitit 2011 nuk guxojnë të tejkalojnë shumën prej 7.4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (GDP).
Me këtë marrëveshje, qeveria ishte zotuar, siç thuhej, se do t’i kushtëzojë shpenzimet e saj edhe gjatë vitit 2011.Por, gjatë fushatës parazgjedhore, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, ka premtuar rritje të pagave për punonjësit në sektorin publik, ndërkaq mësimdhënësve iu ka premtuar rritje pagash deri në 50 për qind.
Të gjitha zotimet janë të planifikuara dhe do të jenë të zbatueshme, ka thënë Thaçi, për të shtuar se për buxhetin dhe destinimin e tij vendosin institucionet e Republikës se Kosovës.Njohës të çështjeve ekonomike nuk mund të vlerësojnë nëse është shkelur marrëveshja e nënshkruar ndërmjet FMN-së dhe qeverisë në dorëheqje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor Ambasada e Kosovës në Berlin në bashkëpunim me Mendje lansojnë kampanjën për shëndetin mendor... -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Linjat hekurudhore ndërkombëtare që Zvicra planifikon të zgjerojë Përveç një treni të ri për në Londër, hekurudhat kombëtare zvicerane, SBB, po planifikojnë gjithashtu të... -
Ekonomia zvicerane u rrit në fillim të vitit -
Shkalla e papunësisë në Zvicër: 266,000 njerëz të papunë, niveli më i lartë që nga COVID-19 -
Qiratë në Zvicër rezultojnë më të përballueshme krahasuar me shumë qytete evropiane -
Valë e re largimesh nga puna në Zvicër












