E-Diaspora
Familja Ajazaj rrëfen për tmerrin që po përjeton në Shqipëri
Kishte bërë shumë bujë në mediat gjermane, megjithatë, ishte dëbuar. Tashmë familja shqiptare jeton në kushte shumë të rënda
Familja Ajazaj kishte bërë bujë në mediat gjermane, pasi ishte integruar në Gjermani dhe dëshironte të qëndronte, megjithatë, ajo është dëbuar, madje në 3 të natës.
Netët në Gjorm të Vlorës janë po aq të ftohta sa në Berlin. Por, ndryshe nga Berlini, në dhomën ku është sistemuar Artjola Ajazaj me të shoqin, Xhezon, dhe tri vajzat e vogla, nuk ka ngrohje, raporton “DW”.
Një oxhak ngroh gjithë shtëpinë përdhese të prindërve të Xhezos, dy dhomat e tjera ngrohen me frymë njerëzish.
Natën, veç jorganit e velenxës, vetëm shalli dhe kapuçi të shpëton nga të ftohtit, thotë Artjola.
“Kam tre ditë këtu, dy ditë pa drita, edhe kur vijnë, vijnë nga një orë dhe ikin”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Të premten në tre të natës i kish zgjuar nga gjumi policia e Berlinit. Një orë e gjysmë kohë kishte familja për të mbledhur plaçkat përfundimisht. Ndër to, edhe dokumentet që Xhezo dhe Artjola kishin paraqitur atë ditë, të enjten, te enti për të huajt: Lejekalimi i lëshuar nga Ambasada e Shqipërisë në Berlin për vajzën tetëvjeçare, meqë i kish skaduar pasaporta dhe një biletë autobusi e linjës Berlin-Prishtinë, me emrat e tyre si pasagjerë.
Edhe Klara, vajza e madhe e Artiolës dhe Xhezos, ishte nxënëse. “Mami, kur do të shkoj prapë në shkollë?” kjo është pyetja që Artiolës i dhëmb më së shumti. Sepse sipas rregullave aktuale, ish-azilkërkuesit e dëbuar nga Gjermania nuk kanë të drejtë të shkelin hapësirën Schengen për më së shumti pesë vjet.
Familja nga Shqipëria konsiderohej e integruar në Berlin. Gazetat “Bild” dhe “Berliner Zeitung” citonin punëdhënësin që fliste me epitete superlative për Xhezon, pllakashtruesin që mbaronte dy banjo në ditë. Edhe Komisioni i Rasteve të Jashtëzakonshme pranë Senatit të Brendshëm të Berlinit, ku përfaqësues nga qeveria dhe shoqëria civile merren pikërisht me raste që nuk mund të ezaurohen vetëm me paragrafë ligjesh, kishte rekomanduar për familjen që t’i jepej leje qëndrimi.
Senatori socialdemokrat, Andreas Geisel, kishte premtuar se do ta rishqyrtonte dhe prapë kishte kthyer përgjigje negative.
Artiolën tani e vret ndërgjegjja që si datë kthimi në biletën e autobusit kish caktuar 28 dhjetorin. Ishte një operacion në tiroide që mjeku ia pat lënë për 19 dhjetor. “I thashë mjekut që nuk pres dot shumë, por ai tha se nuk kishte mundësi të më operonte më herët. Pastaj mendova se do të më duhej ca kohë derisa të merrja veten pas operacionit,” thotë 29-vjeçarja.
Edhe dëshminë e operacionit të planifikuar e pat çuar te Enti i të Huajve. “Ta kisha lënë atë të shkretin operacion”, thotë Artjola në telefon. Po të ishte kthyer vullnetarisht, së paku do të lejohej pas dy vjetësh të kthehej në Berlin.
Në Berlin familja e ndiente veten shumë mirë. Por edhe qytetarët e Berlinit kishin simpati për ta. Madje, kishin nënshkruar edhe një peticion, megjithatë, gjithçka ishte e kot.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it













