Lajme
Kafja e ul tensionin
Siç ndodh me sportin, edhe pirja e kafesë së pari e ngrit tensionin, por me kalimin e kohës ajo e zbret. Ky ishte vlerësimi i fundit që kanë bërë të ditur hulumtuesit e Zvicrës. Por, thotë ky studim, reagimi ynë ndaj kafeinës varet kryesisht prej gjenetikës sonë dhe kjo këshillë vlen vetëm për joduhanpirësit.
Një filxhan kafe çdo ditë ul tensionin deri në 9 milimetra të merkurit, tha të martën Fondacioni Kombëtar Zviceran për Shkencën (FKZS), i cili e mbështeti këtë studim të drejtuar nga Murielle Bochud, në Spitalin e Lozanës (CHUV). Me fjalë të tjera, Zonja pohon se kafeina redukton rrezikun e sulmit të zemrës apo infarktit.
Kafeina është e njohur për ngritje të tensionit në mënyrë afatshkurtër, por me kalimin e kohës ajo ka efektin e kundërt. Siç ndodh edhe me vrapimin: gjatë garës, ngritet tensioni, por një praktikë e rregullt, vrapimi mbron kundër dëmeve kardiovaskulare, thotë (FKZS).
Guessous Idris dhe kolegët e Spitaleve Universitare të Gjenevës kanë krahasuar tensionin me përbërjen gjenetike të 16.000 personave, duke vlerësuar konsumimin e tyre të kafesë. Me këtë studim ata kanë vërejtur se ekziston një korrelacion ndërmjet varianteve të ndryshme të gjenit CYP1A2 dhe nivelit të pirjes së kafesë. Me këtë del në pah se niveli varet kryesisht nga përbërja gjenetike.
Gjeni CYP1A2 (proteinë) luan një rol në degradimin e kafeinës në mëlçi. Njerëzit të cilët kanë trashëguar një variant të fuqishëm të kësaj proteine (gjeni CYP1A2) kanë tendenca të konsumojnë më shumë kafe. Ata gjithashtu kanë një tension më të ulët se ata që nuk gëzojnë një proteinë mjaft të fuqishme.
Përveç kësaj, rritja e konsumit të kafesë për të zbritur tensionin nuk vlen për ata që pinë duhan.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













