Lajme
Ambasadori Beglinger pret masivitet më të lartë në zgjedhjet e 12 dhjetorit
Prishtinë, 8 dhjetor – Në vazhdën e vizitave që po i bëhen rrjetit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitorojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen të dielën, më 12 dhjetor në Kosovë, këtë koalicion e ka vizituar të mërkurën ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger dhe ambasadori i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach.
“Zvicra është e kënaqur me përgatitjet dhe përkushtimin e ‘Demokracisë në Veprim’ për procesin elektoral në Kosovë”, ka thënë ambasador Beglinger, duke potencuar se pret që këto zgjedhje të ketë masivitet më të lartë se sa në zgjedhjet e kaluara.
Ambasadori Steinbach ka thënë se e vlerëson lartë përkushtimin dhe përgatitjet që janë bërë për procesin zgjedhor, si nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ashtu edhe nga ana e “Demokracisë në Veprim”. “Jam i impresionuar për përgatitjet që ka bërë ‘Demokracia në Veprim’ dhe KQZ, që të kemi një proces transparent dhe demokratik gjatë ditës së zgjedhjeve”, ka thënë ambasadori Steinbach.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e “Demokracisë në Veprim” shprehën falënderimet dhe mirënjohjet për zyrat diplomatike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e madhe që po tregojnë për këtë koalicionit të organizatave joqeveritare dhe Kosovën në përgjithësi.
Vëzhguesit e “Demokracisë në Veprim” janë duke e monitoruar aktivitetet e subjekteve politike gjatë fushatës elektorale, ndërkohë stafi i saj është duke vazhduar me trajnimin e më shumë se pesë mijë vëzhguesve që do të jenë të angazhuar në ditën e votimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











