Shkurt.ch
Dy viktima të ortiqeve të borës në dy vende të ndryshme
Një person në Graubünden që konsiderohej i zhdukur që nga e shtuna, është gjetur i vdekur të dielën. Një tjetër ka vdekur paraditen e sotme në Valis
Dy persona në dy vende të ndryshme në Zvicër kanë humbur jetën, gjatë dy ditëve të fundit, të mbuluar nga ortiqet e borës. Kështu, një skitar 31 vjeçar nga Franca i cili që nga e shtuna konsiderohej i zhdukur, është gjetur i vdekur të dielën paradite në Jenaz të Graubündenit. Ai ishte në thellësinë prej tri metrash në brendinë e borës së ortekut., në Garauschatobel, bën të ditur Policia e Kantonit, shkruan srf.ch.
31 vjeçari ishte nisur së bashku me partneren e tij pasditen e të shtunës të ngjitej nga Fideris në Glattwang, transmeton albinfo.ch. Nën majën e përmendur ata janë ndarë. Burri dëshironte të ngjitesj i vetëm në majen e përmendur ndërsa gruaja kishte shkruar në një shtëpi mali në Heubergen. Kur burri nuk u kthye në mbrëmje, u iniciua një aksion për kërkimin e tij. Të dielën paradite u gjet trupi i tij i pajetë.
Ndërsa sot, e hënë, ka humbur jetën nga orteku i borës edhe një skitar tjetër. Kësaj radhe kjo ka ndodhur në Belalp të Kantonit Valis. Ndonëse i përmenduri është gjetur menjëherë dhe është nxjerrë nga orteku, ai ka vdekur ende pa ardhur ekipi shpëtimtar me helikopter, përcjell albinfo.ch. Ai ka qenë pjesë e një grupi prej pesë vetash që po qarkullonin në zonën Hofathorn, njofton Policia e Kantonit të Valisit.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre












