Shkurt.ch
Dënohet polici “raser”, ka ngarë 92 km në orë brenda qytetit
Në këtë mënyrë ai ka shkelur rëndë rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar jetët e një numri të panjohur të njerëzve, konstatohet në vendimin gjyqësor
Një polic nga Gjeneva është dënuar nga një gjykatë e këtij qyteti për tejkalimin e shpejtësisë gjatë ngasjes së veturës, në detyrë zyrtare. Ai në orën 4 të pas mesnatës kishte ngarë 92 kilomtra në orë në rrugët e qytetit, ku shpejtësia maksimale që lejohej ishte 50 kilometra në orë, shkruan srf.ch.
Me atë rast polici e kishte ndezur dritën e kaltër të alarmit por nuk e kishte aktivizuar edhe sirenën, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai ka shkelur rëndë rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar jetët e një numri të panjohur të njerëzve, konstatohet në vendimin gjyqësor.
Policit i është shqiptuar një dënim prej 120 orësh pune për komunitetin dhe një gjobë prej 1000 frangash. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë kundër vendimit në fjalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës











