Shkurt.ch
Ana Spaqi, fëmija i parë i Krishtlindjes në Schaffhausen
Ana Spaqi ka ardhur në jetë më 24 dhjetor në orën 0.47. “Termini për lindje ishte në fakt më 13 dhjetor”, thotë e ëma, Magdalena Spaqi. “Por Ana, thjesht dëshironte të vinte në jetë vetëm më 24 dhjetor”
Magdalena dhe Nue Spaqi kanë marrë një dhuratë të veçantë për Krishtlindjen! Atyre u ka lindur një fëmijë pikërisht më 24 dhjetor, shkruan gazeta “Schaffhauser Nachrichten”.
Shumica e fëmijëve gëzimin më të madh e kanë në dy raste: për ditëlindjen e tyre dhe për Krishtlindjen. Atëherë ata do të merren me të mirë dhe do të marrin dhurata. Te vogëlushja Ana Spaqi, këto dy festa kanë rënë për një ditë. Ajo ka ardhur në jetë më 24 dhjetor në orën 0.47. “Termini për lindje ishte në fakt më 13 dhjetor”, thotë e ëma, Magdalena Spaqi, transsmeton albinfo.ch. “Por Ana, thjesht dëshironte të vinte në jetë vetëm më 24 dhjetor”.
Operacioni i lindjes që ka zgjatur rreth 12 orë ka rrjedhur mirë. Edhe babai, Nue Spaqi ka qenë aty dhe e ka mbështetur të shoqen.
Paraprakisht, shoqet kishin organizuar një festë për foshnjën, ku Anës dhe familjes së saj iu sollën shumë dhurata. “Emri Ana më ka pëlqyer gjithmonë dhe unë e dija se kur të kem një vajzë do ta pagëzoja me këtë emër”, thotë e ëma. Ajo është zvicerane me rrënjë kosovare dhe burri ka ardhur më vonë nga Kosova. Ata janë njohur përmes facebook-ut. “Kushëriri im e njihte atë para meje, ishin fqinj. Ka filluar me një kërkesë të thjeshtë miqës”, thotë Magdalena Spaqi. Janë martuar para katër vitesh e dy muajsh.
“Tash pasi që jemi tre veta, jemi familje e vërtetë”, thotë babai. Ne i gëzohemi të ardhmes së përbashkët, transmeton albinfo.ch. Është një mrekulli që Ana lindi më 24 dhjetor. Kjo është dhurata më e madhe”, thotë Magdalena Spaqi. Për gruan e rritur si katolike është e veçantë rrethana që e bija e saj është një “fëmijë i Krishtit”. Krishtlindja do të jetë tash e tutje një festë edhe më e madhe”, thotë ajo. Është bukur se Ana ka ditëlindjen pikërisht këtë ditë pasi që e gjithë familja është bashkë. “Ne duam ta rrisim atë në frymën katolike dhe do ta pagëzojmë”, thotë babai Nue.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre












