Bota
Ekonomia gjermane optimiste për vitin 2018
“Pak i fërkoj me habi sytë si ekonomist”, thotë i entuziazmuar drejtori i IW Michael Hüther për zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë, “pavarësisht se ku nis ta masësh periudhën e rritjes – në vitin 2011 pas krizës së rëndë apo 2013, pas një faze të shkurtër dobësie – kemi të bëjmë në çdo aspekt me një nga zhvillimet më të gjatë të rritjes, që kemi vëzhguar në konjukturën gjermane, por edhe evropiane”, shkruan “Deutche Welle”.
Studiuesi i ekonomisë tregon vërtet gjëra që të habisin: 26 nga 48 sipërmarrjet që pyesin rregullisht në fund të vitit punonjësit e institutit të tij flasin aktualisht për gjendje më të mirë ekonomike në krahasim me një vit më parë.
20 sipërmarrje e vlerësojnë gjendjen e tyre njësoj si të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Këto shifra pasqyrojnë një periudhë rritjeje ekonomike që po mban për një kohë të gjatë dhe ajo që ndodh më rrallë po zhvillohet thuajse pa lëkundje. Një gjendje më e keqe ekonomike, sipas sondazhit aktual të Institutit të Ekonomisë vërehet vetëm në industrinë ushqimore dhe në Bankat Popullore e bankat Raifeissen. Këto banka kryesisht të vogla, të organizuara si konsorciume vuajnë veçanërisht në nivelin aktualisht të ulët të interesave bankare. Me fuzionime në njësi më të mëdha, disa institute përpiqen që t’i kundërvihen kësaj gjendjeje.
Në dallim me këtë, një pjesë e madhe e degëve të industrisë si dhe të industrisë së pasurive të paluajtshme dhe të leasing-ut flasin për gjendje të mirë të biznesit.
Ana tjetër e medaljes: një e treta e sipërmarrjeve, të pyetura nga IW thonë se kapacitetet e tyre janë të mbingarkuara dhe me këtë kërcënon një tejnxehje e ekonomisë. Si shkak për këtë, dy të tretat e sipërmarrjeve paraqesin mungesën e punonjësve të kualifikuar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












