Kosova
Mbi 200 mijë euro u premtuan nga njerëzit e vullnetit të mirë
Nga mbrëmja e fundvitit për bamirësi janë dhuruar mbi 200 mijë euro. Haziri tha se e bën krenar solidariteti i njerëzve të vullnetit të mirë për fëmijët me nevoja të veçanta
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media për fund vit ka deklaruar se nga mbrëmja e fundvitit për bamirësi janë dhuruar mbi 200 mijë euro, transmeton albinfo.ch.
Haziri tha se e bën krenar solidariteti i njerëzve të vullnetit të mirë për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Prej tyre janë premtuar 146.618 euro, ndërsa franga zvicerane janë premtuar 44.960 euro. Përpos parave, është premtuar ndërtimi i tri shtëpive me çelësa në dorë, pastaj instalime elektrike, pajisje hidrosanitare, shërbime shëndetësore falas për këto kategori etj.
Pra, gala mbrëmja e 27 dhjetorit i ka tejkaluar parashikimet tona dhe i falënderoj të gjithë për besimin”, ka thënë Haziri, duke shtuar se llogaritë zyrtare bankare janë të hapura për ata që duan të kontribuojnë edhe në ditët e javët në vijim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













