Kosova
Viti 2017, sfidues për ekonominë e Kosovës
Përpos nënshkrimit të kontratës për Kosovën e Re pas 15 vjetësh, asnjë projekt tjetër nuk u bë. Edhe pse Kosova fle mbi thëngjill, termocentralet aktuale u përballën me mungesë të madhe të këtij produkti
2017-a ishte vit sfidues për ekonominë e Kosovës. Zhvillimet politike lanë një njollë të zezë në këtë fushë. Pas shume vitesh furnizimi me energji u kthye edhe një herë në problemin kryesor, transmeton albinfo.ch. Eksportet shënuan rritje, por të pamjaftueshme për tu konkurruar importeve enorme. Në mungesë perspektive, shumë të rinj e punëtor profesional ia mësynë Evropës.
Përpos nënshkrimit të kontratës për Kosovën e Re pas 15 vjetësh, asnjë projekt tjetër nuk u bë. Edhe pse Kosova fle mbi thëngjill, termocentralet aktuale u përballën me mungesë të madhe të këtij produkti. Mospajtimet e banorëve të Hadës dhe Shipitullës me modelin e shpronësimit bënë që vendi të futet në krizë energjetike. Përpos çmimeve të larta të metrit katrorë, banorët kërkuan punësim në KEK.
Por një dukuri tjetër po e stagnon gjithë shpronësimin. Pas mbi 15 vjetësh u ndërpre pagesa e energjisë nga qytetarët e pjesëve të tjera të vendit për rrymën e shpenzuar në veri. Llogaritet që brenda një viti janë paguar mbi 8 milionë euro në emër të këtij shpenzimi. Edhe pse Avokati i Popullit ia arriti qëllimit, situata nuk u zgjidh përfundimisht. Shpenzimin e energjisë së asaj pjese e mori përsipër ta kryejë qeveria të paktën deri në prillin e 2018-s, kur bëhet shqyrtimi i ri tarifor.
Edhe pse 2020-ta është afër, Kosova është shumë larg arritjes së objektivave të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme. U paralajmërua sërish dalja e Kosovës nga marrëveshja e CEFTA-s, por zyrtarët përgjegjës hoqën dorë nga një veprim i tillë. Pas dështimit të kompanisë së përzgjedhur për të siguruar paratë për investime në Brezovicë, institucionet nuk bënë asnjë lëvizje drejt një përpjekjeje të re për rivitalizimin e saj. Madje nuk u bë asnjë hap as me Ligjin për Investimet Strategjike, siç nuk u bë në asnjë projekt tjetër. Njësoj nuk u shënua progres në rivitalizimin e Trepçës.
Përpos këtyre çështjeve, ekonomia u përball edhe me shumë sfida të tjera. Një vit pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, situata nuk ka ndryshuar shumë. Edhe pse kishin pak rritje, eksportet nuk arritën as për së afërmi të mbulonin nivelin e lartë të importit që vazhdoi të rritet. Marrëveshja nuk vlejti për shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu edhe Kroacinë, të cilat u shkaktuan pengesa të vazhdueshme eksportuesve të vendit.
Megjithëse 2017-a ishte vit i zgjedhjeve, investimet e jashtme shënuan rritje, por fokusimi i tyre ishte në blerje të shtëpive e banesave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt Banorët e vjetër të qytetit dhe kantonit më ndërkombëtar të Zvicrës tashmë kanë të drejtë të...
-
SBB aktualisht nuk shet bileta për biçikleta për udhëtime jashtë vendit
-
Stuhia e vitit të kaluar në La-Chaux-de-Fonds shkaktoi 120 milionë franga dëme
-
Kaosi i tifozëve të Servette në ndeshjen e futbollit, i dyshuari mund të akuzohet
-
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë