Shqipëria
85% e shqiptarëve me të ardhura të ulëta
Pjesa më e madhe e shqiptarëve bëjnë pjesë në kategoritë e të ardhurave të ulëta, sipas të dhënave që jepen nga Pew Research, një institucion kërkimor amerikan.
Ky i fundit e ka ndarë botën në pesë grupe të ardhurash: të varfër (ku përfshihet 15% e popullsisë globale), me të ardhura të ulëta (56% e popullsisë), të ardhura mesatare (13% e popullsisë), të ardhura mbi mesataren (9% e popullsisë globale) dhe të ardhura të larta (7% e totalit), shkruan ‘Monitor’.
Përmes formulës, Pew Pesearch të mundëson që duke i dhënë të ardhurat mujore të nxjerrësh në cilën kategori përfshihesh në Shqipëri, për vitin 2014, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri, pjesa më e madhe e popullsisë i përket grupit me të ardhura të ulëta, që përbën 84.6% të totalit, nga 56% që është mesatarisht ky grup në botë. Përqindja që zë shtresa e ulët në Shqipëri është ndër më të lartat në rajon e Evropë.
Shqipëria ka më pak të varfër në krahasim me mesataren globale, 1.8% e popullsisë, nga 15% e popullsisë globale.
Grupi me të ardhura të shtresës së mesme në Shqipëri është 11.2%, e përafërt me mesataren globale.
Por, aty ku Shqipëria çalon është shtresa mbi të mesmen dhe ajo e pasur, që zënë një peshë mjaft të vogël në popullsinë e vendit, ndryshe nga rajoni. Grupi me të ardhura mbi mesataren zë 2.1% të totalit në Shqipëri dhe ai me të ardhura të larta 0.3%. Në botë, grupi me të ardhura mbi mesatare zë 9% të totalit dhe ai me të ardhura të larta 7%.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











