Lajme
Kritikohet protesta me elemente fetare në Shkup
Tirana dhe Prishtina kanë kritikuar protestën e së premtes në Shkup për shkak ngjyrimit fetar sesa etnik dhe kombëtar të shqiptarëve
Një zyrtar i lartë i Qeverisë Shqiptare i tha agjencisë së lajmeve INA se përshëndesin format e tilla të shprehjes së protestës dhe revoltës përmes protestave demokratike, por jo inflirtimi i elementeve fetare.
“Problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë të karakterit etnik dhe politik, dhe s`ka hapësirë apo probleme fetare. Vetë mënyra e shprehjes së pakënaqësisë me thirrje fetare dhe flamuj fetar, krijon një huti dhe devijon problematikat shqiptare që janë më se reale, dhe kështu përfiton pala tjetër, duke e karakterizuar protestës si fetare dhe islamike”, deklaroi për INA, zyrtari i lartë i Qeverisë shqiptare në Tiranë.
Ndërkohë, pakënaqësi dhe reagime të njëjta janë shfaqur edhe në Prishtinë, ku është kritikuar forma e protestës dhe elementet e saj.
Përmes rrjeteve sociale, shumica e shqiptarëve kanë shprehur kritika për formën dhe keqpërdorimin e protestës nga ana e disa elementeve dhe individëve me prapavijë fetare.
Ndërkohë, shumica e komenteve të qytetarëve tek INA kanë shkruar se protesta e sotme e organizuar me dinjitet të lartë dhe porosi e ikonografi kombëtare është një model për të shprehur revoltën dhe mesazhet kundër diskriminimit dhe për realizimin e kërkesave të shqiptarëve edhe në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor











