Lajme
Interesimi i vogël për parkun e biznesit në Drenas
Në ndërtimin e Parkut të Biznesit në Drenas janë investuar më shumë se 8 milionë euro
Me gjithë plotësimin e të gjitha kushteve dhe çmimit shumë të lirë të qirasë për tokën, kjo nuk ka ndikuar që ky park të mbushet me biznese, raportojnë mediet e Prishtinës.Megjithëse të gjitha parcelat u janë dhënë kompanive të vendit dhe atyre ndërkombëtare, në shumë prej tyre nuk ka nisur asnjë aktivitet punues.Zyrtarë të Agjencisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme presin që brenda këtij viti të nisin punën 10 ndërmarrje, të cilat do të investojnë rreth 30 milionë euro si dhe do të punësojnë një numër prej rreth 1000 punëtorësh. Ekspertët e ekonomisë thonë se me gjithë ofrimin e kushteve në këtë park, kjo nuk ka ndikuar të ndryshohet perceptimi për klimën e biznesit në vendin tonë.Ato kompani që kanë nënshkruar kontratë për marrjen me qira të tokës për 99 vjet do t’i paguajnë shtetit 0.15 euro cent për m² në muaj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor










