Kosova
Hoxha: Projektet të orientohen për të mirën e qytetarëve
Përkrahen me vlerë 81.6 milionë euro, sektorët si: Sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, Energjia, Mjedisi, Arsimi, punësimi dhe politikat sociale (me fokus në arsim)
Në takimin për Instrumentin e Para Anëtarësimit për vitet 2018 dhe 2019, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se asistenca nga Bashkimi Evropian, si pjesë e instrumentit të para-anëtarësimit duhet të fokusohet në fushat të cilat direkt kanë ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, sidomos duke u fokusuar në sektorët: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, arsimi dhe punësimi.
“Me qëllim që të investohet më shumë në sektorët përkatës, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, përkrahen me vlerë 81.6 milionë euro, sektorët si: Sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, Energjia, Mjedisi, Arsimi, punësimi dhe politikat sociale (me fokus në arsim). Përveç këtyre, do të ketë edhe përkrahje me projekte individuale, që konsiderohet se ndihmojnë në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes”, theksoi Ministrja Hoxha.
Në takim, u diskutuan, parashtruan dhe shqyrtuan projekte nga fusha e veprimtarisë ekzekutive lidhur me Instrumentin e Para Anëtarësimit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













