Lajme
Të dielën votohet për president të Serbisë
Në veri të Kosovës dhe në rrethinën e Mitrovicës në 13 lokacione do të ketë 37 vende zgjedhore do të mbulohen nga Policia e Kosovës
Zgjedhjet për president të Serbisë, të dielën pritet të mbahen edhe në Kosovë. Në raundin e dytë do të përballen Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq.Policia e Kosovës, për shkak të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë, do të përforcojë praninë e vet në veri të vendit.
“Do të kemi plan të ngjashëm sikur më 6 maj dhe bashkë me KFOR-in e EULEX-in do të mbikëqyrim gjithë procesin në planin e sigurisë së përgjithshme. Shtimi i pranisë se policisë do të bëhet në meset me popullatë të përzier dhe afër vendzgjedhjeve”, ka thënë për mediet serbe, zëdhënësi rajonal i PK-së Besim Hoti.Ai ka shtuar se në veri të Kosovës dhe në rrethinën e Mitrovicës në 13 lokacione do të ketë 37 vende zgjedhore do të mbulohen nga Policia e Kosovës votimet do të mbikëqyren nga personeli i OSBE-së.
Ndërkohë qëndrimet e kandidatëve për president të Serbisë, kandidatit të listës së Partisë Demokratike, Boris Tadiq, dhe Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, nuk dallojnë shumë sa i përket Kosovës. Të dy e dëshmuan edhe në paraqitjen e fundit televizive para votimit të balotazhit.
Por, analistët thonë se ka “disa nuanca të rëndësishme në qëndrimet e tyre”, lidhur me mënyrën se si duhen zgjidhur problemet në raportet me shqiptarët. Këto dallime kushtëzohen edhe nga koalicionet e ardhshme, thonë analistët serb në Beograd.
Ndonëse çështja e Kosovës nuk ishte ndër temat kryesore të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale, kandidatët në prag të balotazhit edhe një herë theksuan se kurrë nuk do të heqin dorë nga Kosova, si pjesë e pandashme e territorit të Serbisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













