Lajme
Jahjaga:Nikoliq të gjejë guximin për raporte të mira me Kosovën
Presidentja e Kosovës, Jahjaga, i ka bërë thirrje presidentit të ri të Serbisë, Nikoliq, ta bëjë atë që paraardhësit e tij nuk e kanë bërë
“Presdienti i ri i Serbisë ta gjejë guximin dhe të ndërmarrë hapa për të vendosur marrëdhënie të mira dhe paqësore me Kosovën”, ka thënë Jahjaga.
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore.
“Ne jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane që kemi pasur një të kaluar të rëndë, por që shpresojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë… Kjo do të ndihmonte që të dyja shtetet e pavarura, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, të ecin në rrugën e integrimeve evropiane dhe që popujt e të dyja vendeve të përcaktohen për të ndërtuar një të ardhme me prosperitet”, thuhet në deklaratën e Jahjagës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













