Lajme
13 të vdekur në aksidentin në Himarë!
Burimet nga vendi i tragjedisë flasin për së paku 13 viktima
(E plotësuar)
Sipas informatave më të reja, është ngritur në 13 numri i të vdekurve të ksidentit të rëndë në Himarë. Ndërkaq, tre nga tetë të plagosurat në Spitalin Ushtarak janë në gjendje kome.
Bëhet e ditur gjithashtu se Këshili i Ministrave në Shqipëri ka shpallur 22 majin ditë zie kombëtare.
Homologët e tyre dhe familjarët e viktimave i kanë ngushëlluar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.
(E plotësuar)
Menjëherë pas lajmit për tragjedinë, policia ka dalë me një komunikatë, ku veç tjerash thuhet: “Në orën 16:50 minuta morën informacionin se në Qafën e Vishës, një autobus me targë Elbasani, “EL 2274 V”, ka dalë nga rruga. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar njësi policore të repartit Delta Forcë dhe të policisë rrugore, si dhe është ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës. Në zonën e aksidentit janë dërguar helikopterë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes”.
Korrespondenti i Top Channel ka bërë të ditur se thellësia e humnerës është 80 metra, se autobusi është shkatërruar tërësisht dhe brenda tij ndodhen ende të mbijetuar.Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, për të menaxhuar nga afër situatën.
Mediet e Tiranës njoftojnë për një aksident të rëndë në zonën e bregdetit të jugut. Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 studentë në bord ka rënë në humnerë.
Sipas informacioneve të para, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Policia thotë se dyshohet se 8 studentë kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.
Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.
Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targa të Elbasanit. Banorë të zonës deklarojnë se ka disa persona të vdekur dhe të tjerë të plagosur.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet e orëve zvicerane në krizë Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të shënojnë rënie në nëntor, duke rënë me 7.3% në 2.2... -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave












