Shkurt.ch
Shpëtohen turistët që ishin ngujuar për 5 ditë në shpellë
Të tetë personat (meshkuj) e kanë braktisur shpellën ndërsa nuk kanë pësuar asnjë lëndim gjatë kohës sa kanë qenë të mbyllur, njofton Policia e Kantonit Schwyz
Shtatë turistë, të udhëhequr nga një speleolog, të cilët nga mëngjesi i të dielës kishin mbetur të ngujuar në shpellën Hölloch në Muotathal janë liruar natën e mbrëmshme dhe tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre, shkruan srf.ch.
Të tetë personat (meshkuj) e kanë braktisur shpellën ndërsa nuk kanë pësuar asnjë lëndim gjatë kohës sa kanë qenë të mbyllur, njofton Policia e Kantonit Schwyz.
Ata kanë dalë nga shpella përmes rrugës të cilën e kanë shfrytëzuar edhe për të hyrë në të, para pesë ditëve, transmeton albinfo.ch. Por, për të dalë, ata kanë qenë të mbështetur nga foprcat e organizatës për shpëtim nga shpellat “Speleo-Secours Schweiz”.
Turistët dhe instruktori i tyre ishin nnisur për turin speleologjik në mëngjesin e të shtunës. Gjatë natës pastaj u bë e qartë se në shpellë kishte përmbytje, kështu që rruga e daljes nga shpella u bllokua.
Duhet thënë se përveç ngarkesës psikike, pjesëtarët e ekspeditës së ngujuar në shpellë nuk kanë kaluar keq, shkruan albinfo.ch. Ata kanë pasur brenda shpellës një ambient strehimi në të cilin ka pasur edhe ushqim të mjaftueshëm. Gjatë gjithë kohës, të ngujuarit kanë pasur kontakt me botën e jashtme.
“Hölloch” në Muotathal konsiderohet të ketë njërin ndër sistemet më të mëdha shpellore në botë. Shpeshherë ndodhë që vizitorët të ngujohen në këtë shpellë, më së shumti gjatë dimrit. Kjo për faktin se ata e zgjedhin këtë stinë pasi që është më e përshtashme për ta, falë uljes së nivelit të ujit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














