Shkurt.ch
60% të zviceranëve nuk duan të hiqet taksa për transmetuesin publik
Epërsia më e madhe e atyre që janë kundër inciaitive¨s "No Billag", me 88% është te zgjedhësit e Partisë së Gjelbër
Sikur të votohej këto ditë lidhur me inciativën për heqjen e taksave për transmetuesin publik SRG (radion dhe televizionin), 60 për qind të zviceranëve do të votonin kundër dhe 38% pro.
Ndryshe, përgjigja e dhënë në një sondazh të publikuar sot nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik GfS dhe të mandatuar nga SRG tregon se ata që do të votojnë në favor të iniciativës janë me shumicë zgjedhësit e partisë SVP/UDC (66%) dhe të rinj.
Një kombinim si ky (SVP dhe të rinjtë) zakonisht nuk ndodh në votimet dhe sondazhet që bëhen në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Por kësaj here ai ka ndodhur për faktin se të rinjtë në kohën e teknologjisë së avancuar, janë më pak të prirur të ndjekin radion dhe televizionin, veçmas atë publik.
Ndërsa epërsia më e madhe e atyre që janë kundër inciaitive¨s “No Billag”, me 88% është te zgjedhësit e Partisë së Gjelbër.
Personat mbi 30 vjeçarë ndërkaq tregojnë më shumë prirje për të votuar kundër
Ajo që vëzhguesit e opinionit në Zvicër e konsiderojnë si interesante është se 74% të të anketuarve tashmë ka vendosur se si do të votojnë. Ndërsa në mesin e këtyre, 48% janë kundër dhe 26% pro iniciativës.
Po ashtu sondazhi ka konfirmuar atë që zakonisht ndodh në votime: votimin me prirje “më majtas” të Zvicrës frankofone (Romandisë) dhe “më djathtas” të Zvicrës gjermane. Thënë ndryshe, është me përqindje më të madhe kundër iniciativës.
Votimi për iniciativën “No Billag” do të mbahet më 4 mars 2018.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













