Maqedonia
35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së tregojnë fytyren e kësaj partie
35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë për të ardhur keq. Kishte rast të tregonte se kjo parti ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve, por amendamentet tregojnë se kjo parti po vazhdon me avazin e vjetër, thotë ministri Osmani
Zevendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani e konsideron jo demokratike dhe jofunksionale veprimin e VMRO DPMN-së, e cila paraqiti 35 mijë amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky reagim i kësaj partie opozitare, sipas tij, dëshmon se kjo VMRO nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve dhe se ligji i gjuhëve do të miratohet në afatin e paraparë, me ose pa ato.
“35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë për të ardhur keq. Kishte rast të tregonte se kjo parti ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve, por amendamentet tregojnë se kjo parti po vazhdon me avazin e vjetër. Ligji i gjuhëve do të miratohet me ose pa amendamentet e ligjit të gjuhëve. Edhe dje u konsultova me kryeparlamemtarin Xhaferi dhe ai me tha se ligji i gjuhëve dhe të gjitha ligjet tjera evropiane do të miratohen në afatin e paraparë”, tha Osmani në takim joformal me gazetarët.
Osmani gjithashtu vlerësoi se 35 mijë amandamentet për ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk do të pengojnë punën e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme për perspektivën evro-atlantike të Maqedonisë.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 32-të në të cilën në rend dite është ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe. Ligji paraprakisht u miratua në Kuvend, megjithatë pas vendosjes së vetos nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ligji është kthyer në Kuvend për rishqyrtim.
VMRO-DPMNE dorëzoi 35.000 amendamente të cilat, ashtu siç thonë nga partia, kanë për qëllim të harmonizimit të ligjit me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe jo me bllokimin e punës në Kuvend. Siç raporton portalp.mk, sipas procedurës, dorëzuesi i çdo amendamenti ka të drejtë nga 3 minuta ose për të gjithë amendamentet 105.000 minuta.
Kjo nuk konsiderohet ndryshe përveç mundësi për bllokimin e ligjit, i cili zyrtarizon shqipen në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?









