Kosova
Ahmeti kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për ajrin
Ai ka kërkuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit publikimin e të dhënave zyrtare për cilësinë e ajrit sipas ligjeve në fuqi
Ahmeti kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për ajrin
Kreu i Prishtinës ka njoftuar se do të takohen nesër me ministren e Mjedisit për të shqyrtuar reduktimet në trafik dhe subvencionimin e transportit publik në kohë të caktuara.
Ai ka kërkuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit publikimin e të dhënave zyrtare për cilësinë e ajrit sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që edhe politikat të zbatohen në përputhje me të dhënat.
“Kam kërkuar nga kryesuesi Agim Kuleta që ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme për të enjten ose të premten sipas ligjit, për t’i diskutuar këto dhe masa të tjera që mund të ndërmarrim. E falënderoj edhe asamblistin Havolli për kërkesën.
Ftoj edhe Kuvendin e Republikës të organizojnë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje”, ka thënë Ahmeti.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












