Bota
Birra më e lirë në botë
Për të zgjeruar njohuritë e të dashuruarve të birrës, Lonely Planet bëri një studim se ku shitet birra më e lirë në botë.
Pra, nëse vizitoni në një kafene në kryeqytetin venezuelas, Caracas, ju nuk duhet të shqetësoheni nëse kërkoni birrë për miqtë tuaj. Përkatësisht, ju do të paguani rreth 0.58 euro për pak më shumë se gjysmë litri birrë, kështu që nëse keni dalë me një kompani prej 6-7 personash, do t’ju kushtojë vetëm 4 euro.
Nga ana tjetër, Dubai është qyteti ku birra është më e shtrenjtë. Atje, çmimi mesatar i birrës është 9.85 euro, kështu që në Dubai është vështirë të porositni këtë pije popullore vetëm për veten tuaj, e jo edhe për të tjerët.
Përndryshe, hulumtimi u krye në 177 qytete botërore, ku u konkludua se birra do t’ju kushtojë shumë në Doha (9.85 euro), Reykjavik (8.50 euro) dhe Oslo (8.1 euro).
Nga ana tjetër, përveç Caracas, ju mund të pini birrë të lirë në Tashkent (0.67 euro) dhe Lagos (0.72 euro), të cilat janë qyteti i dytë dhe i tretë më i lirë i birrës në planet.
Në listë është edhe Shkupi me një çmim mesatar prej 1.57 euro për gjysmë litri birrë, dhe nëse jeni të interesuar në qytete të tjera të botës, mund të shihni listën në lidhjen e mëposhtme.
https://www.finder.com/uk/international-pint-price-map
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












