E-Diaspora
Mergim Dina synon një ulëse në Parlamentin e Schlierenit
Në një intervistë të dhënë për albinfo.ch, Mërgim Dina kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në këtë komunë. Ai premton se do të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të kësaj komune, integrimin e përgjithshëm të shqiptarëve, e në veçanti të rinjve
Mergim Dina nuk është shqiptari i vetëm që garon për këshilltar në Parlamentin e Schlierenit, në zgjedhjet që do të mbahen më 3 mars. Ai është kandidat në listën e Partisë Socialdemokrate PS të Zvicrës. Në një intervistë të dhënë për albinfo.ch, Mërgim Dina kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në këtë komunë. Ai premton se do të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të kësaj komune, integrimin e përgjithshëm të shqiptarëve, e në veçanti të rinjve.
Albinfo.ch: Fushata elektorale ende nuk ka filluar zyrtarisht, sa jeni ju aktivë, cilët janë votuesit që ju i kërkoni nëpër takime dhe me çfarë temash zgjoni vëmendjen e tyre?
Në fakt, ne jemi shumë aktivë edhe para fushatës elektorale. Ne gjithmonë gjejmë kohë dhe përkushtim për popullatën tonë që jeton në Schlieren. Kultivojmë dialog të ndërsjellë dhe dëgjojmë me shumë kujdes kërkesat e tyre. Natyrisht, votën e kërkoj nga votuesit me të drejtë vote, pra nga shqiptarët të cilët kanë pasaporta zvicerane, e të cilët kryesisht janë rini dhe janë persona ende të papërcaktuar për votën e tyre. Temat janë të larmishme, por zakonisht bisedojmë për rolin e rinisë në komunën tonë në Schliren, padrejtësia sociale si dhe përpjekja e shtetit për t‘i mbështetur me të holla në sektorin e arsimit dhe edukimit.
Albinfo.ch: Në platformën tuaj, ju keni shkruar ndër të tjera, se si preokupim tuaj keni shkollimin e të rinjve. Çfarë keni menduar konkretisht me këtë?
Edukimi është pasuria më e çmueshme për njerëzimin. Sa më shumë të pashkolluar në shoqëri, aq më shumë do të këtë varfëri dhe konflikte nëpër botë. Apeli im kryesor ndaj komunës së Cyrihut është që të ndajë më shumë buxhet dhe të përkrahë me projekte rinore qytezat e tij, sidomos qytezën e Schlieren, e cila është e banuar me numër shumë të madh të rinisë.
Albinfo.ch: Pse me socialdemokratët, SP?
Sp-ja është parti e vjetër dhe me traditë. Është themeluar që prej vitit 1888, pra që para 130 vjetëve. Kjo parti ka fituar besimin e popullit, duke mbrojtur dhe përkrahur gjithnjë interesat familjare, klasën e mesme të popullsisë si dhe ka mbështetur të drejtat e të huajve.
Albinfo.ch: A është hera e parë që kandidoni për këshilltar në komunën Schlieren?
Realisht, kjo është hera e dytë që po kandidoj.
Albinfo.ch: A ka nevojë Zvicra për angazhimin e të huajve, në këtë rast, shqiptarëve në politikë?
Patjetër që ka nevojë. Në shekullin në të cilin po jetojmë, ndikimi i shqiptarëve në Zvicër në fushën e kulturës, sportit, por edhe në politikë është shumë i madh dhe i pamohueshëm. Prandaj, Zvicra e sheh si mundësi që të na inkuadrojë edhe ne në politikë.
Albinfo.ch: Na flisni për Shlirenin, sa banorë i ka? Sa janë përafërsisht shqiptarë, çka do të sillni për bashkëkombësit tuaj?
Schlieren i ka përafërsisht 19,000 banorë, konkretisht shifrat e shqiptarëve nuk i di. Unë do të mundohem ta përmirësoj reputacionin e bashkatdhetarëve tanë dhe të jaë një imazh pozitiv të shqiptarëve ndaj shtetit zvicran.
Albinfo.ch: Tradicionalisht shqiptarët me të drejtë vote shumë pak e shfrytëzojnë të drejtën e tyre në zgjedhje, si do t’i bindni që të dalin të votojnë?
Është e vërtetë që shqiptarët shumë pak angazhohen për politikë, por unë do të mundohem, në të gjitha mënyrat e mundshme, që t’i informoj, t’i takoj dhe t’i bind që të dalin në votime, sepse vota të cilën e japin do të jetë votë për të ardhmen e tyre në Zvicër.
Albinfo.ch: Për fund, a keni ndonjë porosi për shqiptarët dhe votuesit tuaj?
Dua të shtoj se unë vetën e konsideroj si një ndërmjetësues apo si një urë lidhëse në fushën kulturore dhe ekonomike mes shqiptarëve dhe zviceranëve. Sp-ja është një platformë ideale për të drejtat e klasës së mesme dhe për njerëzit me nevoja sociale, andaj dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj!
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Turizmi i Zvicrës pret një vit rekord për qëndrimet me netë nga mysafirët e huaj në... -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit















