Zhvillim
#MadeinKosova “pushton” BE-në
Kjo ndërmarrje është ndër të rrallat në rajon dhe pothuajse e vetmja në Kosovë që produktet e veta i plason në tregun e BE’së, atë zviceran e deri tek shtetet skandinave
Me mbi 28 punëtorë, ndërmarrja prodhuese X-Fort realizon kapacitet prodhues mujor prej 360 tonelatash, ndërsa prodhimi vjetor i saj mbërrin deri në 43,200 tonelata produkte të gatshme. Një pjesë e konsiderueshme e mallërave të prodhuara tashmë janë rezervuar për tregun e BE-së dhe Zvicrës.
X-Fort është tashmë kompani lidere e prodhimeve të materialeve të ndërtimit në Republikën e Kosovës. Me qendër në Doganaj – Kaçanik, 40 kilometra në lindje të Prishtinës, kjo ndërmarrje prodhuese është ndër të rrallat në rajon, dhe pothuajse e vetmja në Kosovë që produktet e veta i plason në tregun e BE’së atë zviceran e deri tek shtetet skandinave.
Prodhime të certifikuara me standarde të BE-së
Produktet e X-fort shquhen për sigurinë, kualitetin dhe lehtësinë në përdorim. Të gjitha produket janë të çertifikuara sipas: CE, DIN – Deutsches Institut für Normung, TÜV NORD si dhe standarteve Europiane EN 998, EN 12004.
Duke u rritur me ritëm të shpejtë, X-Fort është shndërruar në partner të qëndrueshëm në zhvillim dhe ndërtim. Këtë e ka realizuar duke e përmbushur tregun e ndërtimit me produkte ekologjike, të cilat përdoren lehtësisht dhe ruajnë vlerat për kohë të gjatë, duke qenë ekonomike dhe miqësore me mjedisin. Gjithmonë në mbështetje të sistemit natyror, dhe duke ofruar produkte me cilësi të lartë të cilat janë miqësore me Eko-Sistemin.
Punën e ka filluar menjëherë pas luftës në Kosovë
Bashkëpunimi i ngushtë dhe përgjegjësia para klientëve, ka bërë që X-Fort të reflektojë dhe të zhvillohet edhe më tej në përmbushjen e tregut me produkte të reja, të cilat domosdoshmërisht arrijnë të jenë në hap me kërkesat e adresuara në drejtimin të tyre.
Ndërmarrja prodhuese X-Fort e themeluar në vitin 2000, veprimtarinë e vet fillimisht e ka nisur me materiale të ndërtimtarisë, duke u bazuar në kërkesat e mëdha në Kosovën e pasluftës. Duke qenë gjithmonë e afërt me kërkesat e tregut dhe duke hulumtuar në vazhdimësi mbi produktet dhe teknologjitë e reja, sot X-fort gëzon respekt jo vetëm në tregun kosovar, por edhe në atë rajonal dhe më gjerë.
Miqësore me ambientin
X-Fort është kompani e orientuar në përdorimin e lëndëve dhe energjive jo të dëmshme për ambientin – environmently friendly. Në këtë mënyrë ndërmarrja përmbush objektivat për të krijuar produkte që janë në përputhshmëri me Eko-sistemin, si dhe duke synuar përdorimin e teknologjive sa më miqësore me mjedisin jetësor.
Dizajnuar në bazë të formulimeve ekologjike, kompania X-Fort, kombinon sigurinë dhe kujdesin ndaj mjedisit në fabrikimin e produkteve të cilësisë më të lartë. E gjitha kjo si garanci për një të ardhme sa më miqësore me ambietin jetësor duke ofruar gjithnjë e më shumë produkte VOC-Free.
X-Fort vazhdon të rritet bashkë me cilësinë dhe llojet e produkteve që ofron në treg, njëjtë sikur edhe slogan i saj: Cilësi në çdo shtresë!
/Publireportazh/
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”















