Futboll
Futbollisti shqiptar shënon kundër liderit
Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Andi Zeqirin, derisa është vetëm 18-vjeçar dhe shpesh është krahasuar edhe me Xherdan Shaqirin
Andi Zeqiri është një nga talentet më të mëdhenj shqiptar në futbollin zviceran, shkruan albinfo.ch.
Zeqirit i kanë mjaftuar katër minuta lojë për të shënuar ndaj Young Boysit. Ai është inkuadruar në minutën e 69-të, derisa vetëm katër minuta më vonë shënoi golin e vetëm për Laussanen, në humbjen në shtëpi nga lideri me rezultat 1:4. Ky ishte goli i dytë këtë sezon, derisa është vetëm 18-vjeçar dhe shpesh është krahasuar edhe me Xherdan Shaqirin.
Për Lausannen nga fillimi ka luajtur Benjamin Kololli, për është zëvendësuar në pjesën e dytë.
Young Boys është lider me 46 pikë pas 21 javësh, apo pesë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Baseli. Lausanne ndodhet në vendin e tetë me 25 pikë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















