Sport
Boksieri shqiptar nga Vjena grushton serbin në ditën e Pavarësisë
Jakaj: "E doja me çdo kusht, që festën e Pavarësisë ta bëjmë edhe më madhështore. Jam i lumtur që fitorja ime i gëzoi edhe më shumë të gjithë shqiptarët"
Boksieri Bernardin Jakaj ka bërë krenarë shqiptarë të shumtë që jetojnë në Austri në ditën e pavarësisë. Boksieri nga Gjakova të shtunën në Vjenë ka fituar ndaj serbit Stefan Paunoviç.
“Ishte një ndeshje emocionuese. Isha përgatitur fizikisht por edhe psikologjikshit ta fitoja këtë ndeshje. E doja me çdo kusht, që festën e Pavarësisë ta bëjmë edhe më madhështore. Jam i lumtur që fitorja ime i gëzoi edhe më shumë të gjithë shqiptarët, e në veçanti shqiptarët në Austri të cilët ishin të shumtë edhe në sallë”, ka thënë Bernardini për “albinfo.ch”.
Ndonëse gjatë tërë ndeshjes dominoi, megjithatë nuk është ndarë edhe shumë i kënaqur me fitoren. “Dëshira ime ishte ta naukutoja”, pohon për “albinfo.ch”.
Bernardini që nga mosha gjashtëvjeçare jeton në Vjenë të Austrisë. Nga mosha 14 vjeçare ka filluar me boksin amator duke fituar 14 ndeshje, ndërkohë që nga shtatori i vitit të kaluar ai është bërë pjesë e boksit profesionist.
Promotor i boksierit Jakaj, është boksieri shqiptar Shpëtim Shala.
Ndryshe gjatë kësaj mbrëmje fitore siguruan edhe boksierët tjerë shqiptarë: Shefat Isufi, Orial Kolaj, Ramadan Hiseni dhe Labinot Xhoxhaj.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur











