Kosova
Kuvendi në sfidën e parë serioze, nesër voton ratifikimin e Demarkacionin
Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Aktualisht po vazhdon lufta për t’i siguruar votat
Kuvendi i Kosovës, nesër (e enjte) do ta ketë sfidën e parë serioze ku pritet të qitet në votim ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, e cila ishte nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015. Kjo marrëveshje kërkon dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, që i bije 80 nga 12 sa ka Ligjvënësi kosovar.
Seanca e nesërme vjen pasi Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar sot propozimin e Qeverisë së Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Seanca e jashtëzakonshme është caktuar për të enjten, në orën 11:00, ndërsa ende nuk dihet nëse do të bëhen votat e nevojshme.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët vështirë se do ta mbështesin marrëveshjen duke kërkuar favore me Asociacionin.
Partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, janë shprehur në favor të ratifikimit të marrëveshjes.
Zenun Pajaziti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq tashmë është momenti më i volitshëm që Marrëveshja për demarkacionin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.
“Sidomos, pas arritjes së një marrëveshje apo një pajtimi në mes dy presidentëve, janë shtendosur jo vetëm raportet mes nesh, por janë shtuar gjasat që kjo temë të kalojë dhe të hapen mundësitë pastaj për t’u rishikuar. Besoj që nesër (e enjte), të gjitha partitë politike do të reflektojnë pozitivisht dhe jo vetëm koalicioni (qeverisës) dhe po ashtu komunitetet joshumicë”, theksoi Pajaziti, transmeton REL.
Por, partnerja në koalicion qeverisës Lista Serbe, ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Zyrtarët e këtij subjekti politik nuk kanë dashur të flasin për atë se cili është qëndrimin eventual i deputetëve të Listës Serbe karshi Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Por, deputeti Pajaziti ka theksuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, po punon me partnerët e koalicionit qeverisës që të tejkalohen pengesat drejt përmbylljes së çështjes së Demarkacionit.
Në anën tjetër, partitë opozitare janë të ndara, kundër dhe në favor të ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.
Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, ka thënë se deputetët e saj do të votojnë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, për shkak se Marrëveshja për demarkacionin ka mbetur e njëjta që ka qenë, pavarësisht bashkëngjitjes së marrëveshjes së nënshkruar tash së voni, ndërmjet dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq.
Në dy takime të ndara të disa deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka konfirmuar votën unanime të këtij grupi në favor të ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin.
Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Por, nëse Vetëvendosje nuk ndryshon qëndrim, atëherë 32 deputetët e kësaj partie dhe 10 sa ka Lista Serbe, nuk mund të arrihen votat e mjaftueshme për ratifikim. Por, në mbledhjen e votave po punojnë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










