Shqipëria
Lame: Shteti do të kthejë pronat e grabitura në bregdet
"Qeveria synon t’i japë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit pronat e grabitura në këtë mënyrë"
“Të gjitha tokat bregdetare që i janë grabitur shtetit ndër vite do t’i rikthehen”, ka thënë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili bëri një deklaratë të ashpër lidhur me tokat në bregdet, duke paralajmëruar të gjithë qytetarët që janë të interesuar të blejnë të bëjnë kujdes.
Lame tha se qeveria po përgatit një skemë veprimi për zonat bregdetare, ku do kryhet vendimmarrja përgjatë vijës bregdetare, ndërsa do t’i nënshtrohen rivlerësimit 30 mijë parcela përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Ai deklaroi se tokat në bregdet janë ndarë duke u konsideruar si bujqësore. Sipas tij, qytetarët e interesuar duhet të tregohen të kujdesshëm në momentin që duan të blejnë prona në zonat bregdetare.
“Qeveria po përgatit skemë veprimi si nevojë për të sqaruar një pjesë mish mashi me pronat në zonat bregdetare të vendit, me atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive, apo AMTP-së. Qeveria synon t’i japë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit pronat e grabitura në këtë mënyrë. Prona, që duke u rigrupuar do të ketë destinacion të qartë, përdorimin në procesin e kompensimit të ish-pronarëve dhe investimeve në turizëm. Nga ky fenomen zhvatjeje ka vuajtur e gjithë zona bregdetare e vendit”, theksoi Lame.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike









