Futboll
Yjet shqiptarë shprehin ngushëllime për vdekjen e futbollistit italian
Yjet shqiptarë të futbollit kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, i cili ndërroi jetë sot.
Ai është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit. Raportohet se ai ishte në gjumë, derisa dyshohet se ka pësuar sulm në zemër, përcjell albinfo.ch.
Lorik Cana, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Samir Ujkani, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami kanë kujtuar Astorin përmes rrjeteve sociale.
“Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe”, ka shkruar Hysaj, teksa Ajeti ka shtuar se me dhimbje është pranë miqve dhe familjarëve të Astorit.
Futbolli italian është tronditur nga vdekja e tij, derisa të gjitha ndeshjes e së dielës janë shtyrë për shkak të kësaj tragjedie.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit












