Maqedonia
Sulmohet Branko Sinadinovski, kreu i Bashkësisë së Shqiptarëve Ortodoksë të Maqedonisë
Branko Sinadinovski u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni
Sot në mesditë është sulmuar fizkisht Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. ALSAT mëson se Sinadinovski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.
Siç mëson ALSAT, sulmi mbi Sinadinovskin është bërë në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom.
Sinadinovski është profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit












