Futboll
Xhudo, sporti numër një në Kosovë
Ndërkohë, është bërë edhe kategorizimi i sportistëve. E para ndodhet Majlinda Kelmendi më 100 pikë për shkak të medaljes së artë olimpikë që e ka fituar
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka bërë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, shkruan albinfo.ch.
Kategorizimi i sporteve është ndarë në katër grupe. Në kategorinë A janë përfshirë sportet si xhudo, futbolli, karate, hendbolli, basketbolli dhe volejbolli. Ndërkaq, sportet si atletikës, boksit, notit, ping-pongut, skijimit, tenisit dhe peshëngritjes janë përfshirë në kategorinë B.
Sipas rregullores kategorizimi i sporteve bëhet në katër kategori. Në kategorinë A, sipas dokumentacioneve dhe kritereve që kanë ardhur në Komitetin Olimpik të Kosovës, komisioni e ka përcaktuar Federatën e Xhudos së Kosovës ka marrë 83.1 pikë, Federata e Futbollit të Kosovës 77.37, Federata e Karatesë së Kosovës e treta 70.79, Federata e Hendbollit të Kosovës 67.80, Federata e Basketbollit të Kosovës 66.90, Federata e Volejbollit të Kosovës 65.94.
Në kategorinë e dytë janë: Federata e Atletikës 56.74 pikë, Federata e Boksit të Kosovës 51.55, Federata e Notit të Kosovës 50.03, Federata e ping-pongut të Kosovës 47.99, Federata e Skijimit të Kosovës 47.69, Federata e Tenisit të Kosovës 46.01, Federata e Peshëngritjes së Kosovës 45.10.
Ndërkohë, është bërë edhe kategorizimi i sportistëve. E para ndodhet Majlinda Kelmendi më 100 pikë për shkak të medaljes së artë olimpikë që e ka fituar, Distria Krasniqi, sportiste ndërkombëtare me 45 pikë, Nora Gjakova sportiste ndërkombëtare 40 pikë, Akil Gjakova, sportist ndërkombëtar me 37.5 pikë, Lorjana Kuka, sportiste ndërkombëtare me 20 pikë, Laura Fazlija, sportiste ndërkombëtare me 10 pikë, Shpat Zeka, sportist ndërkombëtar me 10 pikë.
Ndërkaq, Herolind Nishevci, sportist i klasit botëror ka fituar 60 pikë në sportin e karatesë. Tek sporti i budibuldingut janë përfshire Jetmir Koqi, sportist botërore me 35 pikë e Gentiana Beqa, sportiste botërore me 30 pikë. Driton Kuka, si trajner i sportistëve të mëdhenj si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova, më të cilët preku majat e sukseseve, ka tubuar në total 131.5 pikë. Në këtë kategorizim janë përfshirë edhe Shqipe Zogiani, trajnerë e karatesë 30 pikë, Burim Ramiqi, trajner i budibulldingut 17.5 pikë dhe Dren Beqa, trajner i budibullidingut 15 pikë.
Drejtuesit e KOK-ut thanë se janë munduar të bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme kategorizimin e sporteve, sportistëve e trajnerëve, por sipas tyre, ka mundur edhe të ketë ndonjë gabime, por ata u zotuan se me rekomandimet e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve mund të përmirësohen gabimet eventuale.
KATEGORIZIMI I SPORTEVE
Kategoria “A”
- Federata e Xhudos e Kosovës 83.10 pikë
- Federata e Futbollit e Kosovës 77.37 pikë
- Federata e Karatesë e Kosovës 70.79 pike
- Federata e Hendbollit e Kosovës 67.5 pikë
- Federata e Basketbollit e Kosovës 66.9 pikë
- Federata e Volejbollit e Kosovës 65.49 pikë
Kategoria “B”
- Federata Atletike e Kosovës 56.74 pikë
- Federata e Boksit e Kosovës 51.55 pikë
- Federata e Notit e Kosovës 50.03 pikë
- Federata e Pingpongut e Kosovës 47.99 pikë
- Federata e Skitarisë e Kosovës 47.69 pikë
- Federata e Tenisit e Kosovës 46.01 pikë
- Federata e Peshëngritjes e Kosovës 45.1 pikë
Kategoria C
- Federata e Shigjetarisë e Kosovës 44.55 pikë
- Federata e Çiklizmit e Kosovës 44.4 pikë
- Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës 43.66 pikë
- Federata e Mundjes e Kosovës 41.9 pikë
- Federata e Shahut e Kosovës 35.6 pikë
- Federata e Boulingut e Kosovës 34.8 pikë
- Federata e Bodybuldingut e Kosovës 34.55 pikë
- Federata e Autosporteve e Kosovës 33.5 pikë
- Federata e KikBoksit e Kosovës 32.2 pikë
- Federata e Aeronautikes e Kosovës 28.2 pikë
Kategoria D
- Federata e Minigolfit e Kosovës 16 pikë
Kategorizimi i Sportistëve
Majlinda Kelmendi Sportiste e merituar 100 pikë
Distria Krasniqi, Sportiste ndërkombëtare 45 pikë
Nora Gjakova, Sportiste ndërkombëtare 40 pikë
Akil Gjakova, Sportist ndërkombëtar 37.5 pikë
Loriana Kuka, Sportiste ndërkombëtare 20 pikë
Laura Fazlia, Sportiste ndërkombëtare 10 pikë
Shpat Zeka, Sportist ndërkombëtar 10 pikë
Herolind Nishevci, Sportist botëror 60 pikë
Jetmir Goqi Sportist botëror 35 pikë
Gentiana Beqa Sportist botëror 30 pikë
Kategorizimi i trajnerëve
Driton Kuka, Trajner i xhudos 131.5 pikë
Shqipe Zogiani, Trajnere e karatesë 30 pikë
Burim Vraniqaj, Trajner i bodybuildingut 17.5 pikë
Dren Beqa, trajner i bodybuildingut 15 pikë
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












