Lajme
Kosova jashtë krizës ekonomike
Presidentja Jahjaga përgëzoi udhëheqësit e BQK-së për performancën e mirë dhe ruajtjen dhe konsolidimin e sistemit financiar
Përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës e siguruan presidenten e vendit, Atifete Jahjaga se kriza ekonomike nuk do të reflektohet në vendin tonë, ndërsa thanë se Kosova edhe këtë vit do të ketë një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik. Ata po ashtu thanë se BQK ka arritur një performancë shumë të mirë duke ruajtur stabilitetit financiar të vendit.
Në emër të BQK-së, këto deklarata i bëri guvernatori Gani Gërguri dhe kryetarin e Bordit të BQK-së, Gazmend Lubotenin. Ndërsa presidentja Jahjaga përgëzoi udhëheqësit e BQK-së për performancën e mirë dhe ruajtjen dhe konsolidimin e sistemit financiar të Kosovës.
Presidentja Jahjaga në këtë aspekt e vlerësoi shumë të rëndësishëm nënshkrimin e Marrëveshjes së re me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe kërkoi nga udhëheqësit e BQK-së që të respektohen dhe të përmbushen të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.
Guvernatori Gërguri ia dorëzoi Jahjaga Raportin vjetor për vitin 2011 dhe e njoftoi atë për parametrat e zhvillimit ekonomik në vitin e kaluar dhe trendet e këtij zhvillimi gjatë vitit 2012. Ai theksoi se rritja e vazhdueshme ekonomike është një dëshmi e stabilitetit financiar.
“Me gjithë sfidat, si pasojë e krizës financiare globale që kanë ndikuar në veçanti në investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve, rritja ekonomike do të jetë pozitive edhe këtë vit”, tha Gërguri.
Në këtë takim po ashtu u bisedua për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë, çështjen e normave të kredive si dhe për zhvillimet e përgjithshme dhe sfidat që ka sjellë kriza financiare globale për ekonominë tonë dhe të vendeve të Eurozonës dhe mënyrat e tejkalimit të tyre.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











