Kosova
Gashi: Pagesa online për kartonin e gjelbër, çështje javësh
Gashi ka thënë se është duke u punuar edhe në eliminimin e tërësishëm të kësaj pagese, por ka shtuar se si proces mund të marrë kohë
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka thënë se pagesa online për kartonin e gjelbër që do të evitojë pritjet e gjata në kufi, është vetëm çështje javësh kur edhe do të fillojë së funksionuari.
Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Stutgardit në landin e Baden Württembergut ku jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë ku edhe është pritur nga përfaqësues të shoqatave nga qytete të ndryshme.
Gashi ka thënë se është duke u punuar edhe në eliminimin e tërësishëm të kësaj pagese, por ka shtuar se si proces mund të marrë kohë.
Ai i informoi për proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Diasporës në këtë moment, si dhe për planet në të ardhmen e afërt që pritet të jetësohen në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë sipas marrëveshjeve të nënshkruara.
“Shumë shpejt, ne do të emërojmë një person përfaqësues të Ministrisë tonë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, i cili do të merret ekskluzivisht me kërkesat dhe shqetësimet tuaja, pra do të jetë personi kontaktues për ju. Kjo do ta bëjë shumë të lehët edhe bashkëpunimin dhe komunikimin mes nesh”, citohet të ketë thënë Gashi. Në këtë land, Ministri Gashi ndaloi tek shkolla shqipe në Eppingen ku mori pjesë në hapjen e modulit të dytë të trajnimit për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në këtë land, e që modul është i certifikuar edhe nga enti shkollor i qytetit të Heilbronn.
“Jam i gëzuar që shoh se mësimdhënësit këtu së bashku me autoritetet gjermane kanë arrit këtë nivel të mësimit konsullor të gjuhës shqipe, dhe është tejet inkurajuese kjo që po e shoh”, u shpreh Gashi. Diaspora gjermane është kontribuuesi më i madh në Kosovë më anë të remitancave të cilat arrijnë shumën e rreth 350 milionë EUR në vit, ndërsa po ashtu prin edhe me shumën e investimeve të bëra në Kosovë nga afaristët shqiptaro-gjermanë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri











