Ekonomi
Pesë njerëzit më të pasur në botë, nuk ka evropianë
Në mesin e pesë njerëzve më të pasur në botë, nuk ka miliarderë nga Evropa.
Përfaqësuesit e kontinentit të vjetër ranë nga pesë të parët, pasi magnati francez, Bernard Arnalut, ra në vendin e shtatë në indeksin e fundit të Bloombergut të miliarderëve, shkruan albinfo.ch.
Në vend të parë është Jeff Bezos, pronar i platformës tregtare online «Amazon», i dyti është Bill Gates, pronari i Microsoft dhe vendi i tretë është Warren Buffett, një investitor amerikan.
Në vendin e katërt është Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook-ut dhe i pesti është magnati i telekomunikacionit, Carlos Slim.
Indeksi i miliarderëve është treguesi më i fundit i ndryshimeve në rishpërndarjen e pasurisë botërore. Shumica e pasurisë është e përqendruar në Azi dhe në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët zotërojnë 40% të pasurisë së listës, banorët e Azisë 25%, ndjekur nga evropianët me 21%. Shtatë nga dhjetë njerëzit më të pasur janë amerikanë.
E-Diaspora
-
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma Në kinemanë historike Kino Babylon shfaqen filma që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër dekada.... -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












