Kosova
Hyland, e pakënaqur me përfaqësimin e gruas në politikën kosovare
"Në Qeverinë e Kosovës janë vetëm dy ministre. Ndërsa në Kuvend asnjë grup parlamentar nuk udhëhiqet nga një grua. Nëse i shohim 38 komunat, asnjë kryetare e komunës nuk është femër”, ka thënë Hyland
Në nisje të Javës së Gruas, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë ku zv.shefja e misionit të SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, ka thënë se Kosovës i duhen më shumë gra të angazhuara në çdo aspekt të jetës.
Ajo ka thënë se kjo javë është kremtim dhe mundësi për t’i thyer barrierat për pjesëmarrjen politike e ekonomike të grave. Sipas saj, Kosova duhet të tërheqë talentin e çdo qytetari.
“Duhet ta pranojmë që në këtë çast nuk po ndodh. Veç nëse e shohim përbërjen e Qeverisë tash, Kosova nuk po del mirë, janë vetëm dy ministre. Ndërsa në Kuvend asnjë grup parlamentar nuk udhëhiqet nga një grua. Nëse i shohim 38 komunat, asnjë kryetare e komunës nuk është femër”, ka thënë Hyland.
Edhe kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova ka gra të suksesshme dhe mund të krenohet me to, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në vendimmarrje.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit










