Bota
Bashkimi Evropian të shkurtojë afatin për aplikime për vizë
Po ashtu, do të lëshohen edhe viza të shumëfishta të hyrjes, kryesisht për njerëzit që udhëtojnë rregullisht dhe konsiderohen të besueshëm, për një periudhë që do të rritet gradualisht nga 1 deri në 5 vjet
Komisioni Evropian ka propozuar reformimin e politikës së përbashkët të vizave me qëllim rritjen e turizmit, tregtisë dhe biznesit.
Përmes këtij reformimit vendet anëtare synojnë të përshtatin për arsye sigurie sfidat që lidhen me emigracionin dhe mundësitë e reja të ofruara nga zhvillimet teknologjike.
Në të njëjtën kohë BE-ja dëshiron të forcojë sigurinë dhe të zvogëlojë rreziqet e migrimit të parregullt. Industria e turizmit dhe e udhëtimeve përbën rreth 10% të PBB-së së BE-së. Kjo e fundit synon ta rrisë atë akoma më shumë, shkruan ‘Scan’.
Afati për miratimin e një vendimi për aplikimin për vizë do të reduktohet nga 15 deri në 10 ditë. Udhëtarët mund të dorëzojnë aplikimin deri në 6 muaj para udhëtimit të planifikuar, në vend të 3 muajve që ishte më parë. Ata gjithashtu mund të plotësojnë aplikimin në mënyrë elektronike, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, do të lëshohen edhe viza të shumëfishta të hyrjes, kryesisht për njerëzit që udhëtojnë rregullisht dhe konsiderohen të besueshëm, për një periudhë që do të rritet gradualisht nga 1 deri në 5 vjet. Ndërkohë, tarifat e vizave do të rriten nga 60 në 80 euro.
Për më tepër, për të lehtësuar udhëtimet afatshkurtra, shtetet anëtare do të lejohen të lëshojnë vetëm viza hyrëse drejtpërdrejt në kufijtë e jashtëm tokësorë dhe detar në kushte sezonale.
Këto viza do të jenë të vlefshme për qëndrime jo më shumë se 7 ditë, vetëm në shtetin anëtar lëshues. Në përgjithësi, viza afatshkurtër e lëshuar nga një shtet i zonës Shengen autorizon mbajtësin të udhëtojë në 26 shtete pjesë e Shengen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh në një periudhë prej 180 ditësh.
Vetëm në vitin 2016, u lëshuan gati 14 milionë viza Shengen për këto qëndrime.
E-Diaspora
-
Kurti fton diasporën të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës përmes diplomacisë qytetare Përmes një video-mesazhi kushtuar bashkatdhetarëve, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria që udhëheq...
-
Gjuha e arbëreshëve zyrtarizohet në shërbimet e gazetarisë në kanalet Rai Calabria
-
Cyrih: Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”
-
U mbajt simpoziumi shkencor në rastin e ditëlindjes së Skënderbeut
-
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Që nga e hëna, Zvicra jeton me kredi në aspektin energjetik Zvicra ka shteruar të gjitha burimet e saj natyrore për pjesën tjetër të vitit, matematikisht. Sipas...
-
Marrëveshja Zvicër-BE për krizat shëndetësore, duke u planifikuar
-
Kriza e banesave në Cyrih: Çfarë mund të bëni për të gjetur një banesë me qira?
-
Kostoja e jetesës zvicerane përkeqëson “pabarazinë ekonomike”
-
Bernë: Qeveria mbështet të drejtat lokale të votimit për të huajt