Futboll
Japin maksimumin për kuqezinjtë
Shqipëria vazhdon përgatitjen nën urdhrat e Panuccit më e kompletuar se ditën e parë. Elseid Hysaj i është bashkuar skuadrës së bashku me Berat Gjimshitin, ndërkohë që Etrit Berisha, jo në gjendje optimale vazhdon stërvitjen i diferencuar.
Lidhur me ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë kanë folur, dy lojtarët e Superligës shqiptare, Enis Gavazaj mesfushori i Skënderbeut dhe Abazaj, mesfushori i Luftëtarit, përcjell albinfo.ch.
“Natyrisht që kisha shumë emocione për thirrjen në Kombëtare. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen time, pasi kjo është arritja më e madhe e imja. Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e ekipit kombëtar. Gjithmonë do të jap maksimumin. Ne lojtarët e rinj duhet të bëjmë punën tonë, të tregojmë vlerat tona. Kush luan dhe kush jo, e di trajneri. Jam shumë i kënaqur këtu, pasi kam edhe disa shokë nga e kaluara. Ne duhet ta tregojmë veten me ekipin dhe me Kombëtaren, pastaj të shohim për ndonjë aventurë jashtë. Jam këtu, sepse e kam bërë zgjedhjen me dëshirën time, e kam bërë prej kohësh, kur kam qenë pjesë e ekipit Shpresa”, u shpreh Enis Gavazaj.
“Është një gjë shumë e bukur të jesh pjesë e Kombëtares, diçka e veçantë. Përfshirja në ekipin kombëtar të imponon të japësh më shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë kanë nivel më të lartë se ne që luajmë këtu në Shqipëri dhe duhet të mësojmë prej tyre. Nuk kemi biseduar me trajnerin Panucci, por e dimë çfarë kërkon, sepse na kanë treguar. Në stërvitjen e parë kishim emocione dhe deshëm të jepnim 100%-in tonë. Ndryshon shumë Kombëtarja A, sepse tek ekipi U-21 jemi të gjithë moshatarë. Këtu është ndryshe, ka lojtarë me shumë eksperiencë. Skënderbeu është një ekip shumë i mirë dhe ka bërë mirë në Evropë, kështu që është mirë të luaj me të, edhe nëse nuk shkoj jashtë për momentin. Në Kombëtare na kanë ndihmuar shumë lojtarët me përvojë që të përshtatemi, Etriti, Mërgimi dhe të tjerët. E rëndësishme është që jemi këtu, pastaj për aktivizimin vendos trajneri. Këtu është diçka tjetër, ka një ritëm tjetër në stërvitje dhe ndryshon puna në disa elementë të tjerë. Nëse punon dhe nga dita në ditë rritesh, nuk do të jetë shumë e vështirë për të ardhmen”, tha Kristal Abazaj.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











