Maqedonia
FMD kundër monopolizimit të zërit të emigrantëve të Maqedonisë
Arsye për këtë reagim janë paraqitjet mediatike të njërës prej këtyre organizatave, e quajtur Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM), e cila dëshiron të japë përshtypjen në publik se flet në emër të të gjithë diasporës nga Republika e Maqedonisë
Forumi për Maqedoni Demokratike, një komunitet i emigrantëve nga Maqedonia, kujton që qytetarët me prejardhje nga Maqedonia janë pjesë e më shumë organizatave në diasporë. Secila nga këto organizata mund të paraqitet vetëm në emër të anëtarëve të tyre, dhe jo të monopolizojë qëndrimin e gjithë diasporës”, thuhet në një komunikatë të FMD.
Arsye për këtë reagim janë paraqitjet mediatike të njërës prej këtyre organizatave, e quajtur Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM), e cila dëshiron të japë përshtypjen në publik se flet në emër të të gjithë diasporës nga Republika e Maqedonisë. Një nga arsyet kryesore se pse u formua Forumi ishte pikërisht monopolozimi i zërit të emigrantëve nga organizata të bazuara në etnocentrizm dhe mbi agjenda nacionaliste, siç është DBM.
Forumi për Maqedoni Demokratike, ndryshe nga DBM-ja, përfaqëson komunitet të emigrantëve të drejtuar nga koncepte qytetare, e cila është multietnike, multikulturore dhe inkluzive, ashtu siç është dhe Republika e Maqedonisë.
Forumi për Maqedoni Demokratike angazhohet për një Maqedoni demokratike, europiane dhe me prosperitet, plotësisht të bashkërënditur në strukturat dhe organizatat euroatlantike. Rreptësisht i kundërvihemi atyre manipulimeve dhe gjeneralizimeve në publik që cilado organizatë e diasporës flet dhe përfaqëson qëndrimet e të gjithë emigrantëve, përfundon komunikata e FMD.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











