Kosova
Shkarkohet drejtori i teatrit, Agim Sopi
Regjisori Sopi insiston se arsyet politike si dhe përplasja që ai ditë më parë pati me anëtarët e Bordit për sa i përket miratimit të repertorit për vitin 2018 janë arsyet e largimit të tij nga pozita e shefit të teatrit
Pas dy vjetësh qëndrimi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisori Agim Sopi është shkarkuar të hënën paradite nga kjo detyrë nga Këshilli drejtues i teatrit.
Këshilli drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës me gjashtë vota për e një abstenim ka votuar për ta shkarkuar atë. Kryetarja e Këshillit drejtues të TKK-së, Burbuqe Berisha, deklaroi se pas shqiptimit të dy vërejtjeve në adresë të Sopit, është marrë vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë.
Ndërsa regjisori Sopi insiston se arsyet politike si dhe përplasja që ai ditë më parë pati me anëtarët e Bordit për sa i përket miratimit të repertorit për vitin 2018 janë arsyet e largimit të tij nga pozita e shefit të teatrit. Papërshtatshmëria politike dhe komentimi i punës së Bordit, sipas tij, janë të tjera arsye që atë e larguan nga pozita e drejtorit.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike













