Bota
Hakmerren sirianët, përpiqen t’ia vënë zjarrin xhamisë turke në Gjermani
Hetuesit nuk kanë dashur të prononcohen nëse vepra është kryer si hakmarrje ndaj intervenimit ushtarak turk në Afrin të Sirisë kundër kurdëve
Pas vënies së zjarrit në një xhami turke në Ulm të Gjermanisë, policia ka arrestuar katër shtetas sirianë nën dyshim se ata janë autorët. Ndaj tyre do të hetohet për veprat penale “përpjekje për vrasje” dhe “përpjekje për zjarrëvënie të rëndë”.
Nën dyshimin se kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të xhamisë, katër shtetasit sirianë janë arrestuar si autorë të veprës. Për shkak të dyshimit se vepra është kryer mbi baza politike, rasti do t’i dorëzohet Prokurorisë për raste të rënda në Shtutgart, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga të akuzuarit e ka pranuar veprën. Dy nga të arrestuarit janë të moshës 18-vjeçare, ndërsa dy të tjerët të moshës 24 dhe 27-vjeçare.
Me vendbanim në Ulm, Alb-Donau, Ravensburg dhe Neu-Ulm (Bavari), sipas komunikatës policore ata janë arrestuar të mërkurën.
Me kërkesë të Prokurorisë, gjykatësi gjerman të enjten ka lëshuar urdhërarrest, njofton më tej albinfo.ch. Hetuesit nuk kanë dashur të prononcohen nëse vepra është kryer si hakmarrje ndaj intervenimit ushtarak turk në Afrin të Sirisë kundër kurdëve.
Sipas hetimeve të deritanishme, natën e 19 marsit është hedhur një fishekzjarr në xhami, ku ka pasur tetë persona duke u lutur. Në afërsi gjithashtu janë gjetur edhe disa fishekzjarre të tjerë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












