Shqipëria
Investitori më i madh në vitin 2017 në Shqipëri ishte Zvicra
Zvicra është vendi nga raportohen investimet e gazsjellësit TAP, që është investimi më i madh në Shqipëri, me një total prej 1.5 miliardë euro, i shtrirë në disa vjet
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e detajuara sipas shteteve dhe aktivitetit ekonomik, që japin një tendencë të sektorëve dhe shteteve që kanë ulur dhe kanë rritur investimet në Shqipëri në vitin 2017.
Zvicra, Turqia, Gjermania, Organizata Ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Serbia, Maqedonia rezultojnë të kenë ulur investimet në Shqipëri, ndërsa Franca, Austria, Greqia, Italia, Kosova i kanë rritur, shkruan albinfo.ch.
Sipas sektorëve, rënia më e madhe është shënuar në energji, industrinë përpunuese dhe tregtinë me pakicë, ndërsa janë në rritje investimet në industrinë nxjerrëse, aktivitete financiare dhe të sigurimit, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, aktivitete të pasurive të paluajtshme.
Siç raporton Monitor, investitori më i madh në vitin 2017 ishte Zvicra, për të dytin vit radhazi, me 330 milionë euro. Ky shtet ka shënuar dhe rënien më të lartë me 24% (-103 milionë euro), duke ndikuar në tkurrjen totale të investimeve të huaja në vend. Zvicra është vendi nga raportohen investimet e gazsjellësit TAP, që është investimi më i madh në Shqipëri, me një total prej 1.5 miliardë euro, i shtrirë në disa vjet.
Ky projekt pritet të përfundojë në 2019-n, duke i lënë të “zbuluara” investimet e huaja, nëse nuk do të arrihen të gjenden burime të tjera, një paralajmërim i hershëm ky i institucioneve ndërkombëtare. Nga të dhënat rezulton se TAP ka sjellë 36% të totalit të investimeve në 2017-n, duke i bërë flukset hyrëse tepër të varura nga ky gazsjellës, që në momentin që do të përfundojë, nuk do të ketë ndonjë vlerë të shtuar për Shqipërinë, pasi vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për përdorimin e gazit.
Në të njëjtën linjë, edhe investimet në “energji elektrike, gaz dhe furnizim me ujë” ranë me 30%, apo 169 milionë euro më pak në krahasim me një vit më parë, duke zbritur në 396 milionë euro. Pavarësisht rënies, ai vijon të jetë për të dytin vit radhazi sektori që sjell më shumë investime të huaja direkte në Shqipëri, me 43% të totalit.
Rënia e investimeve në energji është kompensuar nga industria nxjerrëse, aktivitete financiare dhe të sigurimit, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, aktivitete të pasurive të paluajtshme.
Shteti i dytë që solli më shumë investime në Shqipëri është Holanda, me 112 milionë euro (rënie 6.7), në të cilin regjistrohen flukset e Statcraft, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin Devoll, investim që po shkon drejt fundit.
Të dy këto investime (TAP dhe Devoll) zunë më shumë se gjysmën e totalit në 2017-n.
Në vend të tretë është Franca, me 84 milionë euro (katërfishim me bazë vjetore), edhe ky i lidhur me punimet për TAP, pasi Spiecapag, nënkontraktori i TAP-it, është me origjinë franceze.
Austria dhe Italia investuan përkatësisht 64 dhe 53 milionë euro në 2017-n, të ndjekura nga Italia me 45 milionë euro dhe Greqia 30 milionë euro.
Nga Kosova kanë ardhur 8 milionë euro investimeve, ndërsa shtetet e tjera kanë vlera të papërfillshme.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












