Kuriozitete
Shtetasi gjerman i harron dy vajzat në autostradë
Ai nuk e kishte hetuar fare se fëmijët nuk janë më në veturë. Kaloi një kohë bukur e gjatë derisa ai u kthye në Holzkirchen dhe sërish mundi t’i përqafojë fëmijët
Nga Bavaria e Epërme e deri në Brenner të Italisë, ai nuk kishte hetuar asgjë. U deshën 48 thirrje telefonike, që policia gjermane të mund ta kontaktojë personin përmes celularit.
Ai kishte dashur vetëm një herë ta mbushë veturën me karburant, rrugës për në Lago di Garda, me dy vajzat e tij. Por, gati se në destinacionin e pushimit sa nuk kishte mbërritur i vetëm. E gjithë kjo, pasi dy vajzat e tij, në pushimoren Holzkirchen-Süd të Bavarisë së Epërme, kishin shkuar për një kohë të shkurtër në tualet. Sipas një komunikate të policisë gjermane të ditës së hënë, babai nuk kishte hetuar asgjë, transmeton albinfo.ch.
Kur vajzat e moshës 10 dhe 14-vjeçare kthehen, babai i tyre tashmë ishte larguar. Policia gjermane menjëherë e filloi kërkimin e babait, pas informatave të marra nga dy vajzat. Jo vetëm se u shkaktua një luftë nervash për kërkimin e tij, por ndaj tij kërkohej edhe zyrtarisht.
Fëmijët i dhanë policisë numrin e celularit të nënës, pasi nuk e dinin numrin e babait. Nga nëna, policia e mori numrin e babait dhe vetëm pas 48 thirrjeve, shtetasi 47-vjeçar gjerman, e hapi celularin mëngjesin e së shtunës.
Ai nuk e kishte hetuar fare se fëmijët nuk janë më në veturë. Kaloi një kohë bukur e gjatë derisa ai u kthye në Holzkirchen dhe sërish mundi t’i përqafojë fëmijët. Mbetet e paqartë se çfarë konsekuenca do të bartë babai nga ana e familjes së tij.
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe me një familje nga Maqedonia, para dy vitesh, kur prindërit e harrojnë fëmijën e tyre njëmbëdhjetëvjeçar që kishte zbritur nga autobusi.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












