Shkurt.ch
Zvicra do t`i dëbojë 3200 azilkërkues eritreanë me viza F
SEM ka informuar mediat se janë duke u shqyrtuar rreth 3200 raste me status të përmendur dhe letrat e para në adresat e bartësve të statusit F tashmë janë dërguar
Zvicra planifikon që së shpejti të fillojë dëbimin e një numri tüë madh të azilkërkuesve eritreanë. Bëhet fjalë për shqyrtimin e 3200 rasteve të shtetasve të Eritresë të cilët në Zvicër kanë status të qëndrimit të përkohshëm (Viza F).
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) e ka konfirmuar këtë lajm që më parë kishte dalë nga hulumtimet që kishte bërë emisioni “Rundschau” i transmetuesit publik të Zvicrës, SRF.
SEM ka informuar mediat se janë duke u shqyrtuar rreth 3200 raste me status të përmendur dhe letrat e para në adresat e bartësve të statusit F tashmë janë dërguar.
Veprimin e vet SEM e mbështet në një vendim të Gjykatës Federale Administrative që ishte marrë verën e kaluar. Ai vendim e konsideronte kthimin e refugjatëve në Eritrea si një veprim “në përgjithësi të pranueshëm”.
Megjithatë, Zvicra aktualisht nuk ka mundësi të kthejë në mënyrë të dhunshme migrantë eritreanë në vendin e prejardhjes, pasi që nuk ka të nënshkruar marrëveshje përkatëse për pranim dorëzim me këtë vend afrikan.
Partitë e djathta e kanë përshëndetur këtë ndryshim të qëndrimit të autoriteteve, duke e quajtur si “realist” ndërsa partitë e majta e kanë quajtur atë “dëshpërues”, tranmseton albinfo.ch.
Mediet shkruajnë se se deri në vitin 2015 ministrja e drejtesisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga, në resorin e së cilës hyn edhe azili, e kishte quajtur të paimagjinueshëm kthimin e refugjatëve në Eritrea.
Gjatë viteve të fundit në opinionin zviceran ka pasur disa herë raportime kundërthënëse reth përmirësimit ose jo të situatës së sigurisë në shtetin lindor afrikan.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












