Shkurt.ch
Viti 2017, rekord: 301 raste të diskriminimit racial në Zvicër
Më së shumti raste diskriminimi kanë pësuar njerëzit “me ngjyrë”, (95 raste) të pasuar nga myslimanët dhe njerëzit nga bota arabe (90)
Këshillimoret në të cilat të prekurit mund të ankohen dhe të këshillohen për sulmet me bazë racizmi, në Zvicër gjatë vitit të kaluar kanë shënuar një numër rekord të rasteve. Gjithsej gjatë vitit 2017 në këto këshillimore janë regjistruar 301 raste të diskriminimit racor, që është për një të tretën më shumë se në vitin 2016. Në të njëjtën kohë ky është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë i rasteve të diskriminimit, shkruajnë “SonntagsZeitung” dhe “SonntagsBlick”.
Shifrat që i kanë publikuar gazetat në fjalë janë marrë nga një raport ende i papublikuar i Komisionit Federal kundër Racizmit (EKR) dhe shoqatës Humanrights.ch.
Më së shumti raste diskriminimi kanë pësuar njerëzit “me ngjyrë”, (95 raste) të pasuar nga myslimanët dhe njerëzit nga bota arabe (90), hebrenjtë 6 etj., transmeton albinfo.ch. Ndërsa sipas nacionalitetit, më së shumti ka pasur zviceranë, 56, të pasura nga eritreanüet (24) etj.
Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me disavantazhet e rënda të krijuara në qasje me këto kategori ose me kërcënimet dhe sharjet. Ndërsa në 21 raste është ushtruar edhe dhunë fizike.
Megjithatë, shtimi i numrit të rasteve të diskriminimit, sipas ekspertëve mund të jetë më shumë si rezultat i përmirësimit të mundësive të regjistrimit të tyre. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia e rritjes reale të numrit të sulmeve, kur dihet se, sipas tyre, numri më i madh i tyre mbetet i paregjistruar.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë












